Albulena Haxhiu, kryetare e gruas në Vetëvendosje

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e gruas së Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti politik që u mbajtën dje.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e LVV-së për besimin që i kanë dhënë.

“Pjesëmarrja aktive e anëtarësisë në Lëvizje, vullneti i tyre i shprehur edhe me votë, mandatoi drejtuesit e zgjedhur për të rrugëtuar edhe më fuqishëm drejt orientimit të qartë, të drejtë e të duhur”.

“Zgjedhja ime nga vota juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja”.

“Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë”,ka shkruar Haxhiu.