Albulena Haxhiu shkarkon të parin e burgjeve të Kosovës, në vend të tij emëron të preferuarin e saj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar Sami Gashin nga pozita e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të MD-së. I menjëhershëm ishte vendimi i saj i ri për ta sjellë në karrige të preferuarin e saj, Ismail Dibrani.

Sipas burimeve të Sinjalit, ky vendim është marrë të premten.

Dibrani deri tani ka mbajtur pozitën e zv/drejtor i përgjithëm në ShKK ndërsa më heret ishte edhe drejtor në Burgun e Dubraves.

Ministria e Drejtësisë, po vazhdon ta politizojë SHKK-në çdo ditë përmes personave që ka caktuar si “zëvendësues” në pozita të ndryshme, me qëllim të shantazhit dhe detyrimit për të kryer punë për interesa të ngushta të VV-së.