Ali Ahmeti: Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duket se e ka mbajtur premtimin se Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar.

E kështu pritet të ndodhë më 28 Janar të vitit të ardhshëm.

I ftuar në një intervistë, Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.