Të enjten temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri 41 gradë celcius

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike gjatë ditëve të ardhshme ka paralajmëruar mot të nxehtë dhe temperaturat të larta, të cilat pritet të arrijnë deri 41 gradë celsius.

Sipas DPHM-së, për shkak të ndikimit të masës së nxehtë të ajrit, nga dita e enjte temperaturat do të arrijnë deri mbi 40 gradë celsius.

Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë deri në fund të javës, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të jetë më freskët.