Aliu: Jemi të dobët për ta ndalur Thaçin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë e për momentin opozita është e dobët për ta ndalur presidentin Hashim Thaçi.
Aliu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se opozita nuk ka numra për të ndalur Thaçin.
“Ne jemi të dobët për ta ndalur Thaçin aktualisht, sepse nuk kemi as numra. Kemi vetëm 100 mijë qytetarë në rrugë. Për të rrëzuat Thaçin ai duhet të bëj shkelje kushtetuese”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përveç LDK-së dhe Vetëvendosjes asnjë subjekt tjetër politik në Kuvendin e Kosovës nuk ngre dorën kundër Thaçit.
“Kuvendi nuk mund të bëj as një rezolutë të vetme [kundër Thaçit], sepse ke një oportunizëm nga të gjitha subjektet tjera politike, përveç LDK-së”.
Aliu ka thënë se Thaçi mund të takohet ilegalisht me palën serbe, por sipas tij taksa e ka ndalur Presidentin të dialogojë.
“Taksa dhe legjitimiteti e kanë penguar Hashim Thaçin të avancojë në bisedime me Serbinë”.
Deputeti opozitar ka thënë se po vjen një moment kur do të detyrohen të nxjerrin popullin në rrugë për të protestuar.