Aliu: Të insistohet që të krijohet linja hekurudhore Prishtinë-Durrës

Ministri i Infrasrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka thënë se është kërkuar që të bëhet linja Prishtinë-Nish, ku sipas tij kjo mund të kishte kuptim vetëm nëse do lidhej Prishtinë me Durrësin.

Aliu tha se kjo është e favorshme për vendin tonë pasi porti i Durrësit pritet të fuqizohet në të ardhmen.

“Është e domosdoshme sot që të insistohet edhe nga ne edhe nga Rep. e Shqipërisë, pasi ka fonde të BE, që të investojnë në hekurudha që të bëjmë linjën hekurudhore nga Prishtinë në Durrës. Kjo nënkupton që të kemi qarkullim të udhëtarëve por në veçanti të mallrave pasi pritet që porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut dhe vendit tonë”, tha ai.