Aliu: Vuçiq e pranoi se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka folur rreth kidnapimit të policëve gjatë ditës së djeshme nga njësia speciale e Serbisë.

Ai tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se rrëmbimi i policëve kosovarë u bë brenda vendit e jo në Serbi.

“Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë”, tha Aliu.

I pari i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deklaroi se ishte e qartë se policët ishin në territorin e Kosovës.

“Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit”. tha Aliu./eo/