Alketa Vejsiu përfundon në Polici në Zvicër

Moderatorja e njohur shqptare, Alketa Vejsiu, së fundmi ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku është duke punuar me kompaninë e saj për një event martesor, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga udhëtimi.

Megjithatë, përtej pamjeve piktoreske nga vendi europian, ajo çka ka tërhequr vëmendjen është rrëfimi i moderatores në lidhje me një incident që i ka ndodhur, që e ka detyruar të ndalohet edhe nga Policia.

Arsyeja e ndalimit është fakti se Vejsiu ka harruar pashaportën tek dikush që nuk udhëton me të dhe kjo është e paligjshme në Zvicër.

Gjithsesi, pas “negocimeve” me autoritetet ajo ka arritur të sigurojë një leje qëndrimi të përkohshme që nuk do t’i prishë as udhëtimin dhe as punën, ndërsa Alketa e quan jetën e saj film.

“1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer. E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes. Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan”, ka shkruar ajo.