Nëse dështon Kurti s’ka zgjedhje, mandatari i dytë mund t’i jepet kujtdo që krijon shumicë të re (dokument)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka diskrecion të plotë që mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës, në rast se dështon Albin Kurti si mandatar i parë, herën e dytë t’ia japë kujtdo që ai vlerëson se mund ta ketë votën e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo çështje është qartësuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuesemë 1 korrik 2014 dhe vendi assesi nuk shkon në zgjedhje nëse mandatari i parë dështon të krijojë Qeverinë e re.

Në rast se kandidati i propozuar për kryeministër nuk merr votat e nevojshme, sipas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura. Pra, me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, që e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka kaluar pragun.

Megjithatë, në pikën (e) të këtij vendimi thuhet shumë qartë që Presidenti mund të vendosë t’ia japë mundësinë kujtdo dhe theksin aty e vendos tek partitë e tjera, ndërkaqnë rol dytësor epërmend edhe që Presidenti mund të vendosë që t’ia japë mundësinë sërish partisë ose koalicionit të parë.