Alpinistja e plagosur në Tomorr, Xhaçka: Djemtë tanë ia dolën të evakuojnë

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka bën me dije se alpinistja e plagosur në Malin e Tomorrit prej disa orësh e bllokuar është shpëtuar.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, tha Xhaçka.