Alternativa: Qeveritarët familjarët i shërojnë jashtë vendit, nuk u besojnë mjekëve kosovarë

Alternativa në konferencën e rregullt javore ka akuzuar Qeverinë për ikjen e mjekëve nga vendi.

Prandaj sipas kësaj partie Qeveria nuk po u beson shifrave të ikjes së personalit mjekësor ngase ata familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit dhe nuk kanë nevojë për mjekim në institucionet shëndetësore këtu.

Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë, tha se gjendja në sistemin e shëndetësisë po shënon ngecje.

Sipas tij, vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është më e vogël se sa vendet e rajonit.

“Gjendja e sistemit shëndetësor është në ngecje, kjo ka bërë që qytetarët se bashku me personelin kanë ikur nga vendi. Këtij sistemi nuk i beson as Qeveria ngase edhe familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit”.

“E kemi kryer një analizë të shkurtër vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është shumë më shumë e vogël se sa vendet e rajonit”.