Marrëveshja Thaçi – NATO në Prokurori: Haxhiu i qëndron prapa fjalëve të Kurtit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qëndruar prapë fjalëve të kryeministrit Kurti se ‘marrëveshja me NATO-n është e rrezikshme’.

Këtë marrëveshje, kryeministri Kurti njoftoi dje se e ka dërguar në Prokurori.

Ndryshe, kjo që quhet ‘marrëveshje’ është raportuar se ka qenë një zotim mes kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të NATO-së, Rasmussen që thotë veç tjerash se ‘FSK nuk shkon në veri pa u koordinuar me NATO-n”’.

“Më lejoni t’ju njoftoj që në linjë me atë që ka thënë kryministri Kurti në seancën e Kuvendit si qeveri kemi trashëguar marrëveshje shumë të dëmshme, shumë të rreizkshme. Në këtë drejtim edhe kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja e potencuar ka qenë dhe vazhdon të jetë marrëveshje e dëmshme. Ai nuk ka akuzuar sekretarin e NATO-s por titullarin që ka vënë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë. Poashtu ka thënë që çështja është adresuar në Prokurori, Prokuroria nuk e ka obligim të më raportojë për lëndët që i ka në kompetencë”, tha Haxhiu.