Ambasada Amerikane konfirmon takimin Hovenier-Rama: Shkëmbyen disa mendime

Ambasadori i ShBA në Kosovë, Jefferey Hovwnier, sot është parë në objektin e Kuvendit të Kosovës, derisa aty po qëndronte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga Ambasada Amerikane kanë konfirmuar se ambasadori Hovenier e ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ambasada thonë se Hovenier pati nderin që ka pasur mundësinë të shkëmbej mendime me kryeministrin Edi Rama.

“Në përputhje me praktikën diplomatike, ambasadori Hovenier takohet shpesh me një gamë të gjerë zyrtarësh qeveritarë. Ambasadori u nderua që pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama”, ka deklaruar për Express një zëdhënës i Ambasadës Amerikane.

Kryeministri Edi Rama ka ardhur në Kosovë pas vizitës në Maqedoninë e Veriut.