Ambasada e Amerikës mirëpret rikthimin e pjesëtarëve të FSK-së nga misioni ushtarak në Kuvajt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shprehen falënderues për shërbimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët u kthyen dje nga misioni i tyre i parë ushtarak jashtë vendit.

Duke rishpërndarë një reagim të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajt, ku atyre iu uron mirëseardhje në Kosovë, është Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo e cila thotë se mezi presin në bashkëpunime të tjera të radhës me ushtarakët kosovarë.

Mes tjerash, shprehet qëndrim i tyre se SHBA dhe Kosova, bashkë mbesin më të fortë.

”Mirë se vini në shtëpi #FSK. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi presim që në angazhimet e ardhshme ndërkombëtare të shërbejmë së bashku. #Sëbashkumëtëfortë”.