Ambasadori amerikan, Hill sot viziton Preshevën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, do ta vizitojë sot Komunën e Preshevës.

Këtë e ka konfirmuar për media dje, kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Vizita e Hillit në Preshevë do të zhvillohet nga ora 12:00.

Pas takimit, Hill dhe Arifi do t’u drejtohen medieve.