Ambasadori Botsan-Kharchenko: Pa Rusinë nuk ka zgjidhje për Kosovë-Serbi

Ambasadori i Federatës Ruse, Aleksandr Botsan-Kharchenko deklaroi se Moska është e gatshme të ndihmoj në zgjidhjen për çështjen e Kosovës nëse e kërkon Serbia.

Serbia thërret miqtë e tyre para konferencës ndërkombëtare në Munih e të mërkurën ishin paralajmëruar edhe vizita zyrtare nga nivele të larta ruse në Beograd, si ministri i mbrojtjes Sergey Shoygun dhe ai i jashtëm Sergey Lavrov nga Presidenti serb Vucic, transmeton Gazeta Metro.

“Rusia nuk do të mbetet jashtë kësaj situate. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e pa këtë Këshill nuk ka zgjidhje” ka thënë Botsan-Kharchenko për Sputnik.

Ai konsideron se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit e Prishtinës dhe përpjekjeve të Perëndimit për arritjen e marrëveshjes nuk ka diçka të re që do të sillte kompromisin. Ai foli edhe për mundësinë që Rusia të emëroj ndërmjetësin e tyre në bisedime ambasadori i Rusisë tha se Moska do të gjejë zgjidhje nëse Beogradi e fton Federatën Ruse.

Sipas fjalëve të tij, e drejta dhe logjika ndërkombëtare është mjaft e thjeshtë, përkatësisht nëse ekziston një rezolutë është e mundshme të miratohet një e dytë vetëm në bazë të zgjidhjes së radhës.

“Deri sa nuk ka një rezolutë tjetër, këtu është Rezoluta 1244 si udhërrëfyesi ynë i përbashkët” tha Botsan-Kharchenko.

Ai tha se është domosdoshme baraspeshimi, por para së gjithash duhet presion ndaj Prishtinës që ajo në afatin sa më të shkurtër të tërheqë taksën.

Ai shtoi se nuk ka dëgjuar diçka inkurajuese nga Prishtina dhe Albin Kurti që prej formimit të qeverisë në Kosovë.

“Ndoshta ajo që e kam dëgjuar më shumë është më shumë dekurajuese, nuk është ndonjë stimul për kthim në dialog. Më e rëndësishmja është heqja e tarifave doganore pa asnjë kusht. Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishmja. Kemi dëgjuar diçka, por me disa kushte, që nuk është e qartë” tha ambasadori rus Botsan-Kharchenko.

Siç bëri edhe presidenti Vucic ashtu edhe ambasadori rus njoftoi se po kryhen përgatitje për vizitën e radhës së ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygun, dhe shtoi se kanë filluar përgatitjen për arritjen e ministri të jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.