Presidenti Thaçi flet pas takimeve me liderët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike.

Thaçi ka thënë se të gjitha veprimet e mëtutjeshme të tij do të jenë kushtetuese duke u bazuar në praktikat e mëhershme.

“Të gjitha veprimet e metutjeshme që do të marrë pas konsultimeve do të jenë transparente dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe me praktikat e mëhershme”, tha Thaçi.

“Është mbresëlënëse se duke respektuar këshillat e IKSHPK-së, qytetarët e Kosovës po tregojnë diciplinë dhe po sakrifikojnë por është në interes të shëndetit. Duke respektuar këto rekomandime dhe duke qëndruar në shtëpi do ta kalojmë këtë sfidë të koronavirusit. Respektojeni këshillat, qëndroni në shtëpi dhe të prekurve nga virusi ju urojmë shërim sa më të shpejtë.

Ai tutje shtoi se nesër do t’i takoi edhe partitë tjera AAK, Nisma, Lista serbe dhe tjerë.