Ambasadori Scott: Harta e Serbisë pa Kosovën është në përdorim zyrtar të ShBA-ve

Lidhur me informatën së ambasadori i ShBA-ve në Serbi Kyle Scott në një shkollë në Apatin ka treguar hartën e Serbisë pa Kosovën, në ambasadën amerikane kanë thënë se fjala është për hartën “e cila është në përdorim zyrtar në ShBA”, qëndrimi për Kosovën i të cilës është i njohur – njeh pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj nga Serbia.

Amabasada amerikane ka shpjeguar se ligjërata ka qenë e kushtuar Arizonës dhe se raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk janë përmendur.

“Harta e Serbisë që e ka treguar Ambasadori duke e krahasuar madhësinë e Serbisë me Arizonën, ku është i lindur Scotti, është harta që gjendet në përdorimin zyrtar të SHBA-së. Politika e ëashingtonit rreth kësaj çështje është e njohur”, është thënë nga Ambasada, transmeton Tanjug.