Ambasadorja e SHBA-së, Kim takim me Kryemadhin

TIRANË – Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ku u diskutua për reformën zgjedhore.

Në njoftimin për shtyp, theksohet se në takim u diskutua për reformën zgjedhore.

“Duke ju përgjigjur interesimit të medieve për takimin e sotëm të zhvilluar në LSI mes kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim ju informojmë se takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë dhe në fokus ishte Reforma Zgjedhore. Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj, ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu gjerman”, thuhet në një njoftim për shtyp të LSI-së.