Ahmet Isufi për shpërndarjen e Kuvendit: Nëse dikush luan lojë tjetër, do ta paguaj çmimin

Sot pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur në Kuvend.

Ahmet Isufi nga kjo parti ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së janë zotuar se do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.

“U zotuam se do ta bëjmë votimin pro shpërndarjes së Kuvendit. Këtyre ditëve edhe deputetët tjerë kanë shfaqur të njëjtin linjë për ta shpërndarë Kuvendit, nëse dikush luan lojë tjetër do ta paguaj çmimin, por nuk besoj se do ta bëj dikush”, ka thënë Isufi.