Ambasadorja Kim: Shqiptarët u shprehën, kandidatët të mos supozojnë rezultatet, të pranojnë në fund vullnetin e votuesve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara  Yuri Kim pas mbylljes së orarit zyrtar të qendrave të votimit ka shpërndarë sërish një mesazh për politikën shqiptare.

“Votuesit shqiptarë morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore & ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve. Kandidatët dhe udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultatet por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi”, deklaroi ambasadorja dhe vetë ambasada në profilet e tyre në Twitter.