Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin dhe përfundon në kanal, plagosen dhe 4 infermieret (video)

Një ambulancë që drejtohej nga A.M. 58-vjeç është përplasur paraditen e sotme me një mjet tip “Trailer”me drejtues 50-vjeçarin me iniciale Z.B. në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një i sëmurë dhe një infermier A.K, 54 vjeç, dhe dy familjarë të cilët ndodheshin në ambulancë (N.A, 52 vjeç, Ll.A, 82 vjeç, A.A, 56 vjeç). Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip “Trailer” me  ambulancën e Spitalit Rajonal Berat.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.