Ka filluar seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot ka filluar seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit dhe ndaj ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Seanca ka filluar me dëshmitaren e rastit që është Taibe Miftari.

Kujtojmë se në seancën e djeshme, Gucati ka deklaruar se edhe ai vetë është i interesuar të gjejë personin që i ka sjell dokumentet e ZPS-së në Zyret e OVL të UÇK-së.

Gjatë dëshmisë, Gucati ka përmendur edhe një rast kur dy punëtorë të ZPS-së kishin shkuar në zyrën e Gucatit, ku Gucati ka thënë se njëri prej tyre ka pirë raki gjatë orarit të tij të punës.