Amerika i kërkon Zelenskyt të evakuohet nga Kievi, ai refuzon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, që të evakuohet nga Kievi, por ai e ka refuzuar një gjë të tillë.

Sipas Associated Press, Zelensky tha se “Lufta është këtu; Unë kamë nevojë për municion, jo për udhëtim”, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.

Kujtojmë se sot është dita e tretë e luftimeve në mes Ukrainës dhe Rusisë.