Amir Gërguri emërohet drejtor i Divizionit të Njësive Speciale

Komandanti i Njësive Speciale Amir Gërguri, është avancuar në detyrë.

Klankosova.tv mëson jozyrtarisht nga burimet e saj, se Gërguri është emëruar drejtori i Divizionit të Njësive Speciale.

Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Neshat Flugajn, i cili ka shërbyer për një dekadë në këtë pozitë.

Amir Gërguri, aktualisht mban gradën e majorit.

Gërguri, do të udhëheq një ekip të përbërë nga Njësia Speciale Operative (NjSO), Njësia e Trajnimit dhe Misioneve të Jashtme (NjTME), si dhe ekipi K9/Klankosova.tv