Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Një autobus është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Arllat të Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se “nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”.