Analisti kosovar për Vjosa Osmanin: Lidhje me Rugovizëm s’ki, ndjek diskursin populist të Albin Kurtit

Analisti kosovar, Shkodran Ramadani, ka thënë se Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga LDK, nuk ka lidhje me rugovizmin dhe se është më shumë ndjekëse e diskursit populist të Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ramadani ka thënë se Osmani është një person që është ngritur përmes vijave të kuqe.

“Dmth lidhje me rugovizem nuk ke. Ma shume ndjekese e diskursit populist te Albin Kurtit sesa kultivuese e qasjes institucionale te Ibrahim Rugoves”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Flet per ndertim te urave, urtesi dhe bashkepunim te mire e korrekt personi qe eshte ngrite permes vijave te kuqe. Nuk je ti politikane e konsensusit, po e disensusit dhe e polarizimit, per mos me thane e perçarjes. Dmth lidhje me rugovizem nuk ke. Ma shume ndjekese e diskursit populist te Albin Kurtit sesa kultivuese e qasjes institucionale te Ibrahim Rugoves./gazetametro.net