Analisti politik: VV me votat që po blen, tregon se janë më mashtrues se të tjerët

Sot qytetarët e vendit tonë po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Ndonëse deri tani çdo gjë ka shkuar qetë dhe pa incidente, edhe në këto zgjedhje militantë partiak po vazhdojnë të shantazhojnë qytetarët, madje edhe duke blerë vota.

Një rast ishte edhe në viti, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Pozhoran, Qamil Rexhepi ka blerë votën nga një qytetar, në afërsi të vendvotimit.

E, për veprimin e këtij kryetari, e ka komentuar edhe analisti politik, Albert Heta. Ai ka thënë se me shkeljet që ka bërë sot VV me blerjen e votës së lirë, demaskon retorikën mashtruese të Albin Kurtit dhe partisë së tij që të thonë se nuk janë si të tjerët.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Keto pak shkeljet e dokumentume dhe te raportime sot, qe deshmojne edhe nje here blerjen apo vjedhjen “industriale” te votes se lire prej Levizjes Vetevendosje, apo vjedhjen e te drejtes se qytetareve me zgjedhe te lire udheheqjen e tyre politike, e demaskon edhe nje here retoriken mashtruese te Albin Kurtit dhe LVV-se qe thote qe ata nuk jane si te tjeret.

E verteta eshte qe ata nuk jane si te tjeret sepse jane ma mashtrues dhe ma te rrezikshem se te tjeret dhe kjo i ben keta shume here ma te demshem se ckado qe ka pase ne pushtet ma heret ky shtet dhe ky popull. Po flas per mundesin qe ky Kult me ardhe dikur ne pushtet, nese ky popull blehet edhe mashtrohet ne mase te mjaftueshme.”