Anëtari i PSD: Operacioni policor për arrestimin e Molliqajt është kryer pa urdhërarrest

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj ka thënë se aktualisht ndodhet në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj.

Ai tregon që i gjithë operacioni policor për arrestimin e Molliqajt është kryer pa urdhërarrest, dhe se sipas tij, urdhërarrestin po mundohen ta shkruajnë tash.

“Aktualisht gjendem ne stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj. Nga ajo qe kuptova eshte se i gjithe ai operacion policor eshte kryer pa urdherarrest. Urdherarrestin po mundohen ta shkruajne tash. Nuk ka asgje profesionale ketu. Gjithcka eshte e motivuar politikisht”, ka shkruar ai./Indeksonline/