Shqiptarja vdes në shinat e trenit, dëshmia e drejtuesit: E pashë që po vinte papritur

Nje grua shqiptare, emri i te ciles nuk eshte bere i ditur ka mbetur e vdekur, e shtypur nga nje tren i linjes Brescia-Parma, ne Cremona.

Mediat italiane qe shkruajne sot per ngjarjen e rende, japin edhe deshmine e njerit prej drejtuesve te trenit, i cili ka treguar se ka qene vete gruaja qe i eshte hedhur trenit perpara.

“E pashë që po vinte papritur, sikur të më priste dhe nuk mund të bëja asgjë për ta shmangur”- ka thene drejtuesi i trenit duke sqaruar per policine italiane dinamikën e aksidentit që ndodhi mengjesin e sotem.

“Bazuar në këtë histori dhe elementët e tjerë të mbledhur, pozicioni i trupit dhe historia personale e viktimës në veçanti e bëjnë Policinë të besojë se nuk ishte një aksident, por një gjest i qëllimshëm nga gruaja”- shkruan media taliane.