Anëtari i VV-së në KQZ, Alim Rama, merr post të lartë në parti, ligji ia ndalon t’i mbajë të dyja

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alim Rama, i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë besimin e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për të qenë Sekretar Organizativ i kësaj partie.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rama është renditur i treti për nga rëndësia e pozitës që ka marrë në parti, pas nënkryetarit të parë dhe të dytë të partisë.

Ligji për zgjedhjet në Kosovë ia ndalon një anëtari të KQZ-së që të mbajë një post të lartë në parti politike.

Kjo specifikohet në nenin 61.8, pika e, ku thuhet se personi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i KQZ-së nëse është: zotërues i një posti të lartë publik ose i një posti të lartë në parti politike.