Shoqata e Invalidëve në mbështetje të fuqishme të KO të Protestave

Kryesia e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së , në mbledhjen e mbajtur me datë 06, korrik 2020.

Njofton gjithë opinionin se në vazhdën e reagimeve kundër njollosjes së vlerave të Luftës së UÇK-së , dhe vet luftës sonë çlirimtare , shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-së është pjesë e këshillit organizativ për mbajtjen e protestave me moton : “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare” 9 Korrik 2020 ora 12:00 në Prishtinë.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë si dhe gjithë qytetarëve të jenë në mbështetje te vendimeve te Këshillit organizativ, vendimet e te cilave do te jenë gjithmonë poashtu edhe ne te mirën e qytetareve por mbi te gjitha jemi te vendosur qe me çdo kusht të mos lejojmë neper këmbjen e vlerave tona kombëtare dhe luftës sonë çlirimtare.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje te gjithëve qe te ndalin propagandën kundër vlerave te luftës dhe vete lirisë sonë e cila është fituar me gjakun e dëshmoreve dhe invalidëve te luftës si dhe mundin dinjitetin dhe sakrificën e gjithë veteraneve te luftës te cilët argatët e Serbisë ne Kosovë për qëllime te tyre po tentojnë ti ndajnë disa veteran dhe udhëheqës te luftës nga lufta dhe ti përdorin për qëllime te tyre propagandistike dhe dëshirave te armikut tone shekullor për ti paraqitur udhëheqësit e luftës dhe gjithë veteranet si kriminel.

Duke kujtuar te gjithëve sakrificat sublime te popullit tone ju themi se lufta e UÇK-së , nuk mund te zhvlerësohet nga askush dhe nga asnjë agjende e ulet dhe qëllime keqe kundër lirisë se vendit tone!