Anëtarja e VV’së: Nuk rri në VV nëse shahen invalidët dhe nuk testohem me testet që erdhën nga Serbia

Ish-kandidatja e VV’së për deputete, Mimoza Shala, thotë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka vend për persona që shajnë ata që luftuan, teksa ka shtuar se nuk do të testohet me testet për koronavirus që erdhën nga Serbia, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook,Shala e ka quajtur ‘debill’ personin që më herët e shau invalidin e luftës, Shpëtim Agushollin.

“Jam ofendu, etiketu e kërcënu nga disa përsona që shiten nëpër parti për pak, asnjërit nuk ia harroj. Ke të drejtë me shpreh mendim, me argumente me kundërshtu ama me përçmu njerëzit që kanë bindjet e tyre, që kanë derdh gjakë e humb gjymtyrë, që nuk “shiten e blehen” që janë parimor në qëndrimet e tyre, është e papranueshme.”, ka thënë tutje ajo.

Postimi i Mimoza Shalës