Prishtinë: Zbulohen dy pllaka përkujtimore të Shtabit Qendror të UÇK-së (video)

Sot në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani” dhe në lagjen “Kodra e diellit”, është bërë zbulimi i dy pllakave përkujtimore të Shtabit Qendror të UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se vendosja e këtyre pllakave po bëhet sepse në këto dy vende janë kryer organizimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, përkatësisht gjatë viteve 1994-1997 janë marrë vendime të mëdha për vendin.

Një fjalë rasti mbajti edhe njëri nga veprimtarët e asaj kohe, Nait Hasani, tani ambasador i Kosovës në Republikën e Shqipërisë./Fokusi.info/