Anglia mposht bindshëm Shqipërinë

Shqipëria ka pësuar humbje të thellë në Wembley.

Kuqezinjtë janë mposhtur nga Anglia me rezultat 5-0 në ndeshjen e xhiros së parafundit të fazës kualifikuese të Kupës së Botës.

Të gjitha golat u shënuan gjatë pjesës së parë, ku ishte një Shqipëri shumë e shpërqendruar.

Harry Kane ishte në superformë ku arriti të realizoj hetrik në këtë sfidë.

Sulmuesi i Tottenhamit shënoi në minutat 18-të, 33-të dhe 45+2.

Për Anglinë realizuan edhe Maguire në minutën e nëntë dhe Henderson në minutën e 33-të.

Anglia është në vendin e parë në tabelë me 23 pikë derisa Shqipëria është e treta me 15 pikë, 5 më pak se Polonia.