Anija përplaset me shkëmbinjtë dhe fundoset në shpellën e Haxhi Alisë, shpëtohen 4 shqiptarët

Forcat Detare të Vlorës shpëtuan katër shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Mjeti i tyre lundrues ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës. Anija m flamurin shqiptar me 4 anëtarë në bord, ishte zhytur në ujë.

Pas marrjes së informacionit rreth orës 21:05 nga Kapiteneria e Portit të Vlorës, Policia Kufitare dhe kapiteneria organizuan operacionin e kërkim shpëtimit, ku pas kërkimit në shpellë dhe në tokë arriti t’i gjejë persona.

Siç njoftohet nga Drejtoria e përgjithshme Detare, të katërt personat ishin shëndoshë e mirë dhe kishin dalë në tokë pasi anija e tyre ishte fundosur.