Anija turistike pësoi defekt në Karaburun, shpëtohen italianët dhe shqiptarët në bord

Një anije turistike me italianë dhe shqiptarë në bord është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë pasi pësoi defekt në Karaburun. Report Tv siguron pamjet e anijes turistike.

Roja Bregdetare u sinjalizua në orën 18:15, ndërsa ndërhyri me shpejtësi dhe në 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan. Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët janë në gjendje të mirë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili raporton se anija kishte probleme me sistemin e helikave e zhurma dhe si pasojë kishte humbur shpejtësinë duke mbetur në Karaburun.