Vrasja e 25 vjeçarit nga policia, protestë në Shkodër

Qytetarët e Shkodrës kanë protestuar për vrasjen nga policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugë mbrëmë pas orës 22.00 kur vendoset shtetrrethimi dhe me qirinj në duar kanë kaluar në rrugën kryesore të qytetit.

Ata janë ndalur në godinën e Prefekturës që drejtohet nga qeveria ku kanë lënë qirinjtë. Policia ka shoqëruar protestën, por nuk ka ndërhyrë, raporton Lapsi.al.