Anijet luftarake iraniane provokojnë ato amerikane në Gjirin Persik (video)

11 barka të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ju afruan shumë afër anijeve të Marinës Amerikane në Gjirin Persik ka njoftuar Ushtria Amerikane të mërkurën duke e vlerësuar incidentin si “të rrezikshëm dhe provokues”.

Sipas njoftimit të anijet iraniane ju kishin afruar në një distancë të rrezikshme gjashtë anijeve luftarake amerikane derisa këto po operacione të përbashkëta me ato të ushtrisë amerikane në ujëra ndërkombëtare.

Në një moment një prej anijeve iraniane ju afrua anijes amerikane US Maui në distancë prej 10 metrash. Anijet amerikane i tërhoqën vërejtjen disa herë anijeve iraniane.

“Veprimet provokatore dhe të rrezikshme të Gardës Islamike shtuan rrezikun e përplasjes dhe nuk ishin në akordim me konventat e pranuara ndërkombëtare” thuhej në deklaratën Marinës Amerikane.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, tha se e kanë diskutuar incidentin me Pentagonin dhe se po vlerësojnë se si të komunikojnë më së miri pakënaqësinë e tyre me ngjarjen që ndodhi.

Derisa incidente të tilla ishin të zakonshme deri në vitin 2017, ato kishin ndaluar pas kërcënimeve të Presidentit të ri amerikan Trump. E tani ky incident vjen pas shtimit të tensioneve mes dy vendeve. Në disa raste anijet e Marinës Amerikane kishin hapur zjarr si paralajmërim kur anijet iraniane afroheshin shumë afër.

Jo shumë ditë më parë Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, kishte shkruar në rrjetin social Twitter pas takimit me agjencitë e inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë se “Irani po përgatiste një sulm tinëzar ndaj trupave amerikane në Irak” dhe kishte paralajmëruar se nëse kjo ndodh ata do ta paguanin një çmim të lartë./gazetametro.net