Pema “shpëton” shoferin nga aksidenti i rëndë (foto)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku një makinë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja është rregjistruar në aksin rrugor Sarandë- Gjirokastër, pranë Bistricës. Siç mund të shihet në fotot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Limos Didani, pema është “shndërruar” në një mburojë për automjetin para se të përmbysej jashtë rrugës.

Mjeti ishte i ngarkuar me fuçi, e ndërsa nga raportimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit.

Shqiptarja.com