Anulohet koncerti në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit

Është anuluar koncerti i cili ishte paraparë të mbahej në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sipas informacioneve që kemi, koncerti nuk është mbajtur në sheshin “Shadërvan” në Prizren”, u shpreh Osmanollaj.

Tutje, ai bëri të ditur se në lidhje me këtë, policia nuk ka pasur ndonjë intervenim.