Apeli ua refuzon ankesën, iu vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Dhoma e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ua ka refuzuar ankesën Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ankesa e tyre kishte të bënte me vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e lirimit nga paraburgimi.

Mirëpo, paneli i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Kai Ambos, Emilio Gatti, Michele Picard, ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën duke lënë kështu në paraburgim dy nga katër ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan Lajmi.net

Ndërkaq, paneli i Apelit nuk ka publikuar ende vendimin për Thaçin dhe Veselin.

Thaci, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahën në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.