Arben Gashi: Taksa është shndërruar në një mjet politik në dëm të Kosovës

Shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur deputetit nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahirit.

Gashi ka thënë se taksa është vendosur si një mjet për avancimin e interesave të Kosovës, është shndërruar në një mjet politik që është kthyer kundër Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Po më çudit mënyra e interpretimit të zotit Tahiri. Unë po i them shkurt dhe shqip se LDK është për heqjen e taksës pa kushte dhe pa bllokada”.

“Por ta kemi parasysh, taksa që është vendosur si një mjet për avancimin e interesave të Kosovës, nga ju është shndërruar në një mjet politik që është kthyer në dëm të Kosovës”.