Arben Vitia: Jam duke menduar që të japë dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se vdekja e 26 vjecarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve ka qenë lajm tragjik për të gjithë. Ai tha se si individ e ka menduar dorëheqjen, por nuk po e bënë këtë për shkak të siç tha ai, përgjegjësisë insitucuonale.

Vitia në një konferencë për medie shtoi se rasti në fjalë duhet të zbardhet për çka kërkoi nga Prokuroria të fillojë hetimet.

“Si Arben Vitia, qysh mbrëmë kur e kam marrë vesh rastin kam menduar për dorëheqje, edhe në momentin që po flasë si Arben Vitia jam duke e menduar një gjë të tillë, mirëpo po flas si ministër i Shëndetësisë me përgjegjësi institucionale, e që përgjegjësia është zbardhja e këtij rasti”, tha Vitia.