Ardian Kastrati: Jam në infektivë, prindin e kam në gjendje kritike

Kandidati i PDK-së për deputet, Ardian Kastrati është lajmëruar për herë të parë që nga përfundimi i zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi ka thënë se nuk po mund të ju përgjigjet qindra telefonatave që po i vijnë pasi që është në infektivë me prindin e tij, i cili është në gjendje kritike.

Kastrati po përflitet që ka siguruar mandatin për deputet dhe se është ndër më të votuarit në PDK.

Sipas rezultateve në teren, Ardian Kastrati ka fituar mandatin e deputetit.

Postimi i plotë:

Miq,

Ju falenderoj për qindra telefonata që po m’i bëni sonte. Ju kërkoj shume ndjesë, por sonte nuk mund t’ju përgjigjem. Jam ne infektivë me prindin të cilin e kam në gjendje shumë kritike. Do të mundohem t’ju kthej përgjigjet e mesazhet nesër pasdite. Faleminderit shumë në mirëkuptimin tuaj!