Një person digjet brenda shtëpisë në Prishtinë

Një shtëpi e braktisur është djegur mbrëmë në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në shtëpinë e djegur në lagjen “Ulpiana” ka qenë edhe një person, i cili ka humbur jetën.

Dyshohet se shtëpia ka qenë e pabanuar dhe ende nuk dihet mosha apo identiteti i viktimës.