Ariana Musliu-Shoshi mohon kalimin në VV: Nuk largohem për pazare politike

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi ka mohuar se do largohet nga PDK për të kaluar në VV, ashtu si u raportua nga disa media.

Ishte vetë Musliu që mohoi këto raportime, duke thënë se nuk do e linte partinë për pazare politike.

“Mund të them ekskluzivisht për juve se nuk është e vërtetë. Nuk kam hy në PDK me pazare, nuk rri me pazare dhe as nuk dalë për pazare”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Kujtojmë se sot gjatë seancës për votimin e presidentes, ishte deputetja e PDK’së e cila njoftoi kalimin e saj në Vetëvendosje.

Adelina Grainca, sipas PDK’së, kishte diskutuar që mbrëmë me Kurtin dhe kishte ofruar votën e saj për presidente për një shumë të majme parash.