Ariu mbyt dy viça në këtë fshat të Kosovës (video)

Fundjavën që lamë pas, ariu ka bërë dëme në fshatin Kapre të Dragashit. Shkodran Kryeziu ka qenë pronari i bagëtive ku ariu ka sulmuar kopenë e tij.

Sipas Shkodranit, edhe qentë po struken nga frika e arushës.

Ai ankohet që nuk po kanë armë dhe asnjë masë mbrojtëse nga ariu.

Tutje thotë se shumë shpejt ariu mund të iu hajë bagëtitë edhe para syve.