Asnjë rast i ri me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 34 testime të bëra në 24 orët e fundit, asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në këtë periudhë kohore janë shëruar 5 persona, ndërsa nuk ka asnjë të vaksinuar.

Aktualisht në vendin tonë janë 17 raste aktive me koronavirus.