Ariu sulmon një person, i shkakton plagë të shumta dhe hemoragji

Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës duke i shkaktuar plagë të shumta në trup dhe hemoragji.

Lajmi është bërë i ditur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar sallën e emergjencave dhe prej dy orësh pritja ardhja e një helikopteri që do të bëjë të mëndur transportimin e tij drejt spitalit.

Personi i cili është sulmuar nga ariu ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij.